Prezantuesja e njohur Marina Vjollca, është rikther sërish në ekran vetëm një javë pas lindjes së vajzës së saj, Marget, sikurse vihet re në pamje, nuk mund të kalojnë pa vëmendje trupi elegant i moderatores kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga lindja.
Në hapjen e spektaklit “Klanifornia”, këtë të shtunë Marina tha:
“Më lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë. Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë. Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ”Klanifornia”, është shprehur ajo.
Diskutime rreth kësaj post