NEW YORK CITY : Kryeministri i Shqipërisë prej dy ditësh ndodhet për një vizitë -“zijafete” në Nju Jork, dhe asnjë mjet shtypi në Shqipëri, nuk merr “guximin” të jap lajmin se “Kryeministri i Shqipërisë, ka dy ditë i “arratisur” nga Shqipëria, në drejtim të Amerikës”. Një lajmë ky që mbahet sekret nga ndoshta nga “trysnia” apo kontrolli i fort që ka Kryeministri i Shqipërisë, ndaj çdo mjeti të shtypit të “lirë” në Shqipëri.
Dhe, askush nuk mund të kuptojë sepse ndodh gjithë ky shtrëngim informimi dhe pse mbahet kaq fshehur .
Në shtypin shqiptar vizivë dhe të shkruar televizionet e gazetat më të mëdha, mund të shikosh në Shqipëri edhe kryebashkiakun e Tiranës duke fërkuar barkun e të shoqes shtatëzënë, dhe të jet lajm kryesor, apo dhe vizita vend e pa vend të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nëpër Shqipëri, por nuk ka as edhe një lajm të vetëm ( spot) që ai është prej dy ditësh në Nju Jork, me dreka e darka, vizita me biznesmene e gjithëfarësoj zijafetesh.
Pra deri tani askush nuk ka “guximin” për të dhënë lajmin, as mendojnë të pyesin, dhe për më tepër fusin e nxjerrin të njëjtën kasetë që ua ka lënë të pregaditur Kryeministri i vendit, me grafikun përkates glorifikuar nga artileritë e propagandës TVER dhe asaj që kontrollohet komplet nga telekomanda e Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Erjon Velisë.
Diskutime rreth kësaj post