Deportivo Alavés lëshoi një deklaratë zyrtare, në të cilën konfirmon se Gianni de Biasi nuk është më trajner i klubit bask, pasi drejtuesit vendosën ta anulojnë kontratën e tij, pasi rezultatet e fundit në La Liga ishin mjaft të dobta.
Javier Caballero do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës, ndërsa Alavés, e cili tregoi mirënjohjen e tij për trajnerin italian, po kërkon një trajner tjetër. De Biasi ka ndjekur gjurmët e Luis Zubeldia, i cili e filloi sezonin me blubardhët, por u pushua nga puna në shtator për shkak të performancës së keqe.
Klubi, i cili ka treguar se nuk ka shumë durim, do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.
Diskutime rreth kësaj post