Po luhet ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për Kualifikueset për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Anglezët kanë shënuar shumë shpejt, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Maguire pas një harkimi në zonë nga Reece James.
Ndërkohë kundëpërgjigja e kuqezinjve ka qenë e shpejt, rreth 3 minuta pas pësimit, por Uzuni shpërdoroi një rast të artë teksa ishte i vetëm përballë Pickford, por portieri anglez e priti.
“Tre Luanët” dyfishuan rezultatin 8 minuta më vonë, teksa Harry Kane shënoi me kokë, duke mposhtur gardianin e Kombëtares.
Duket se asgjë nuk po shkon mirë për Kombëtaren pasi Reja bëri dhe dy zëvendësime të detyruara, pasi Keidi Bare dhe Marash Kumbulla u dëmtuan dhe e patën të pamundur për ta vijuar lojën.
Diskutime rreth kësaj post