Xavi Simons është lojtari 15 vjeç i Bracelonës, i cili ka një stil të ‘çmendur’ të jetës.
Me moshën që ka ai ka arritur një famë të madhe duke shpërndarë video të ndryshme ku e tregon talentin e tij përmes YouTube.
Ai i ka bërë 1 milionë ndjekës në Instagramin e tij zyrtar, numër të cilin jo shumë futbollistë profesionist e arrijnë.
Simons po ashtu është një atlet i kompanisë Nike. Djaloshi momentalisht është duke luajtur në La Masia me skuadrën U-15, dhe është duke u trajnuar për të shkuar në hapat e lojtarit, mbas të cilit e mori emrin, legjendës së Barcelonës, Xavit.
Fans i Simons Xavit është edhe superagjenti Mino Raiola, i cili e ka vlerësuar shumë talentin e tij: “Xavi Simons është një lojtar shumë i mirë, i ri, me potencial dhe të ardhme të madhe. Ne jemi shokë të mirë”.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post