Për Einxhel Shkirën, ngjyrat janë të gjitha njësoj. Përmes një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram Story, Einxhel iu përgjigj komenteve të njerëzve të cilët nuk qenë dakord me veshjen e saj në dasmën e kunatës.
Në ceremoninë e martesës së motrës së partnerit të saj, DJ Dags, Einxhel u shfaq me një fustan të zi.
“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti që ke për njerëzit tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di cila është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt për dikë, por unë jam më shumë me idenë që këto të dyja tregohen me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit,” u shpreh Einxhel.
“Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq, rozë e të tjerë e të tjerë e që nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Ndaj preferoj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time dhe të më dojë,” shtoi ajo.
“Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli. Unë doja lejla, por format e mia trupore nuk ishin gati dhe kunata më sugjeroi të ziun,” përfundoi moderatorja.
Diskutime rreth kësaj post