Zvicra po bën një Europian të mrekullueshëm dhe para dy ditësh eliminoi Francën në mënyrë të befasishme, duke u kualifikuar në çerekfinale. Pjesë e kombëtareve helvete ka qenë edhe një prej titullarëve të kombëtares sonë, Frederik Veseli.
Mbrojtësi ka fituar Botërorin me Zvicrën U17 në vitin 2009, kur ka qenë edhe kapiten i asaj skuadre. Në një intervistë për Gazzettan, mbrojtësi i kthehet asaj kohe dhe flet për formën e mirë të Zvicrës në Euro 2020.
“Në atë Botëror ishte edhe Xhaka, Rodrigues dhe Seferovic. Ishim të rinj me një ëndërr: Të bëhemi të mëdhenj dhe të shijojmë futbollin. Kishim personalitet. Ishim plot talent dhe mësuam shumë nga aventura e atyre viteve. Më pas secili prej nesh bëri rrugën e tij.
Ecuria e mirë e Zvicrës në këtë kampionat Europian nuk më befason. Në fakt u befasova nga paraqitjet e dobëta në ndeshjet e para sepse e di vlerën e lojtarëve të tyre. Kjo Zvicër është e jashtëzakonshme”, tha Veseli.
Diskutime rreth kësaj post