Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend. Kjo është deklarata e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
“Natyrisht që partnerët tanë kanë dëshirë dhe më e mira do të ishte konsensusi. Por, nëse ne do të kemi konsensus, do ta ndryshojmë Kushtetutën. Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit, sepse ka ndodhur edhe një keqkuptim. Përmes ligjit do të marrë kompetencat e veta ushtarake që i ka”, ka sqaruar Veseli.
Në lidhje me rezolutën e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, ai tha se pezullimi i kërkuar nuk është kundër dialogut si proces, por kundër ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post