Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit ka përkujtuar se kjo marrëveshje ka ndalur luftën e përgjakshme në Bosnjë e Hercegovinë.
“21 vite më parë u nënshkrua me ndërmjetësim ndërkombëtar Marrëveshja e Dejtonit, e cila ndali luftën e përgjakshme në Bosnjë- Hercegovinë. Lënia mënjanë e çështjes së Kosovës në këtë marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm shkaktoi zhgënjim të thellë por i dha fund çdo iluzioni se ne mund të arrinim ndonjëherë lirinë e pavarësinë pa marrë armët”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.
Ai u shpreh se ishte dalja në skenën politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta e saj heroike, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar dhe i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post