Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë Heidit dhe Romeos, të lexojnë disa prej mesazheve që fansat kanë dërguar përmes aplikacionit “Big Love”.
Ndërkohë që dyshja ka marrë mesazhe të shumta nga fansat, familjarët dhe miqtë, një ndër mesazhet që ka surprizuar dhe përlotur Romeon, ishte ai i dërguar nga ish-banorja e “Big Brother Vip”, Vesa Smolica.
“Romeo “Më prit”, që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj që do të të pëlqejë, më mungon, të përqafoj fort xhan”, mesazh të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.
“Vesë, të dua shpirti, më ka marrë malli, më fal që nuk të takova më shumë në studio. Shumë faleminderit shpirti, mezi po e pres. Nuk e diskutoj që ka për të dalë shumë e bukur. Faleminderit shumë të përqafoj fort, të dua fort lali, faleminderit zemra, nxirre pa dalë unë që këtu të lutem”, u shpreh Romeo i përlotur,
Lidhur me këtë mesazh, Heidi nuk ka bërë asnjë reagim, por në vend të saj, ka zgjedhur që të shijojë pijen që mbante në dorë.
Diskutime rreth kësaj post