Kënga “Përrallë” e shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH-së në fund të dhjetorit, fitoi edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtarja Eneda Tarifa, ka bërë tashmë të ditur se “Përrallë” do të këndohet në gjuhen angleze, ndërsa po punohet për versionin final të këngës ku për shkak të rregullave të Festivalit Evropian, kënga do të shkurtohet vetëm në tre minuta, shkruan Magazina.al
Versioni final i këngës “Fairytale love” do të publikohet më 15 mars, ka konfirmuar për Magazina.al, kompozitorja dhe poetja e tekstit Olsa Toqi.
Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ajo u radhit në vendin e 17-të, ndërsa deri më tani Rona Nishliu vazhdon të mbajë pozitën më të mirë që i ka dhuruar Shqipërisë pozicionimin në vendin e 5-të në vitin 2012.
Diskutime rreth kësaj post