Përkeqësimi i motit në ditët e para të këtij viti po shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave, e shoqëruar me reshje dëbore, sidomos në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Kjo situatë po krijon vështirësi, sidomos në qarkullimin e mjeteve, ndaj përdoruesit e tyre këshillohen të përdorin zinxhirë.
Në rajonin e Pukës dhe të Kukësit trashësia e dëborës ka shkuar në disa centimetra. Në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera rrugore janë vënë në dispozicion borëpastrueset, ndërsa situata më problematike paraqitet në fshatrat e thella malore.
Bashkia e Kukësit në një postim në FB thotë se “intensiteti i reshjeve të dëborës u shtua gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa Shtabi i Emergjencave i Bashkisë po qëndron në koherencë me situatën”.
Mjetet borëpastruese nisen menjëherë nga puna për hedhjen e kripës në rrugët e qytetit ndërsa bashkia vuri në gatishmëri edhe mjetet të saj për të ndërhyrë në rast nevoje.
Bashkia garanton të gjithë qytetarët e saj se do të bëjë gjithçka për të mbajtur situatën nën kontroll dhe rrugët të qarkullueshme.
Përkeqësimi i motit pritet të intensifikohet në fundjavë kur temperaturat parashikohet të shkojnë nga -4 gradë deri në -20 gradë.
Diskutime rreth kësaj post