Pas 13 ditësh bllokim e tension, Veriu i Kosovës i është rikthyer normalitetit. 2 tetori ka qenë dita dhe afati i tërheqjes së Njësive Speciale të Policisë dhe zhbllokimit të rrugëve për në Jarinje e Bërnjak sipas marrëveshjes së arritur nga Kosova e Serbia në Bruksel.
Tashmë prezent në dy pikat kufitare është vetëm KFOR që do të qëndrojë të paktën 2 javë për të siguruar paqe e siguri. Nga ana tjetër Kosova e Serbia do të vijojë dialogun me një grup pune të ngritur e kryesuar nga Bashkimi Europian.
Diskutime rreth kësaj post