Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar në lidhje me operacionin e nisur nga Policia e Shtetit për sekuestrimin e mjeteve lundruese pas përplasjes për vdekje të 7-vjeçares Jonada Avdia nuk do të jetë efektiv.
Hoxha shkruan se shumë prej atyre skafeve të sekuestruar do të lirohen duke dhënë para ‘nën dorë’ e shumë të tjerë me argumentin se ka pasur ngatërresa, por asnjë prej rasteve nuk do të ndalojë përdorimin e tyre në det. Madje, bazuar në një intervistë të dhënë nga avokati Bledar Meminaj, Hoxha shton se kjo gjë po sjell kryengritjen e operatorëve turistikë që do të ngrenë padi për bllokimin e paligjshëm të mjeteve lundruese. Sipas Hoxhës, kontrollimi i këtyre mjeteve kryhet me vetëm tre hapa, regjistrimin pas futjes në Shqipëri, të dhënat dhe vendbanimi. Që nga momenti që këto të dhëna janë plotësuar, Policia e Shtetit nuk ka se çfarë verifikimi të bëjë e sipas gazetares, ky ‘aksion’ do të mbushë sërish xhepat e të korruptuarve.
Postimi i plotë:
“Avokati Bledar Meminaj dha alarmin ne Top Channel dy dite me pare jo vetem mbi kotesine e operacionit qe po mbledh cdo mjet lundrues ne kulmin e turizmit veror, por parashikoi reagim prej operatoreve turistike qe po behen gati te ngrene padi gjyqesore per demshperblim. Ne vend qe te kthehej ne nje moment vendimtar reflektimi , erdhi serisht operacioni policor i radhes “kap cte kapesh”. I nxitur nga vdekja e Jonades se vogel, qe realisht duhet te fokusohej jo tek skafet por tek kontrolli i policeve, qofte ai i policeve te inkriminuar, perdorues droge, proklamues force deri tek ata qe sduhet te ishin me pjese e organizates se ligjit mbasi nuk jane me police ndonese veshin ate uniforme te shenjte.
Nje operacion paradoksal , qe nuk eshte gje tjeter vecse nje truk qe synon te tregoje se policia dhe institucionet jane ne pune . Por edhe nje genjeshter e madhe, sepse nuk kemi pare te bllokohet cdo makine qe qarkullon mbasi ndodh nje ngjarje ne rruge. Por edhe kur jane bllokuar mjete luksoze apo vipash kemi pare qe kane dale si me magji prej komisariateve, duke na lene te drejten qe te dyshojme se sa me shume sasi, aq me teper korrupsion, e aq me shume shefa te kollarisur mbasi ne te ardhmen e afert do ti shohim si biznesmene, si pronare resortesh, hotelesh, pse jo dhe skafesh apo trashegimtare te vjehrres , vjehrrit dhe nipce te pasurish.
Por ne te tahmen kur askush nuk reagon e ti shporre , ata sjane gje tjeter vecse ca te korrupruar , xhepat e te cileve mbushen nga keto aksione pa kuptim.
Perse?
Sepse eshte jo ligjore te sekuestrosh mjete me pretendimin se duhen verifikuar dokumentat e tyre. Ose duhet pranuar qe nuk dihet se cka ne toke e as ne det. Kjo do te ishte tmerresisht me e rende .
Mbasi:
1. Cdo mjet lundrues qe hyn ne territorin e Shqiperise, eshte e detyrueshme te rregjistrohet ne dogane.Gjurma e pare kjo.
2. Mbasi rregjistrohet ne Dogane, cdo mjet lundrues, rregjistrohet ne Rregjistrin Detar Durres.Gjurma e dyte. Aty disponohet me detaje per te dhenat dokumentare te mjetit.
3. Mbas ketij momenti deklarohet vendbanimi, perdorimi, qellimi deri tek sa eshte numri i ekuipazhit . Gjurma e trete.
Kjo marrezi force pa arsye dhe coroditjeje , ku deklarohet suksesi 130 skafe, 200 skafe nen verifikim, ne perfundim do te kete vetem nje rezultat: te gjithe do dalin. Ose duke paguar nen dore, ose “na falni se u ngaterruam”. Ne te dyja rastet, shtetit i bjerret fytyra. Ose nga korrupsioni ose nga shoë-forca e cila nuk perfill as te drejten e prones, as te lundrimit, as te biznesit, as te lirise per te qene i garantuar. Keshtu qe BOLL!!! Mos e perdorni policine, as policet! Problemi real eshte tjeterkund. Eshte tek te paprekshmit!!!
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonada u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Qytetarët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post