Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, foli në Samitin e Paqes për Europën Juglindore përsa i përket dhe takimit me kryeministrin Rama.
Pas takimit, Kurti ka vendosur të mbledhë në një takim gazetarë dhe analistë të mediave në Shqipëri.
Kurti ka zgjedhur që të ulet në një nga lokalet e Tiranës me analistët Armand Shkullaku, Andi Bushati, Fatos Lubonja e Andi Bejtja nga Shqipëria e Arbër Zaimi, Liburn Aliu e Boiken Abazi të stafit të vet, ku duket se kanë diskuatuar mbi atë çka e pret Kosovën me qeverinë e re.
Në foton e postuar nga vetë të pranishmit në tryezë shihet se ata e kanë shkelur paksa ligjin, pasi kanë konsumuar cigare, pavarësisht se nuk lejohet në ambientet e brendshme. Po me siguri që në nivele të tilla diskutimesh, edhe pronarët e lokaleve e mbajnë një sy të mbyllur.
Diskutime rreth kësaj post