Vjeshta dhe dimri i këtij viti do të jenë më të ngrohtë se normalja.
Sipas sinoptikanëve, kryesisht dimri do të karakterizohet nga temperatura më të larta se klima tipike e kësaj stine në vendin tonë.
Dimër shume i ftohte dhe vera shume e nxehtë? Jo gjithmonë ndodh kështu.
Edhe pse kaluam temperatura shumë të larta gjatë stinës së verës, sinoptikanët parashikojnë jo një dimër tipik të klimës shqiptare, por më të ngrohtë se zakonisht.
Dhjetori 2017 por edhe janar-shkurti pritet të jenë 2-3°C mbi mesataren stinore.
Megjithatë, deri sa dimri të trokasë është stina e vjeshtës që nuk do t’ju mundësojë të mbani çadrat me vete herë pas here por jo veshjet e trasha.
Mesdita dhe pasditja e së enjtes do të karakterizohet nga erëra deri në 50 km në orë që do të përfshijnë zonat nga Fushë-Kruja e deri në Gjirokastër. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë 2 deri në 3 ballë, ndërsa në det të hapur shkon 5 deri në 6 ballë.
Diskutime rreth kësaj post