Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar Moskën që të shtrijë tentakulat e saj në Shqipëri dheBallkan. Kohët e fundit Uashingtoni dhe Brukseli kanë ngritur alarmin se Moska po përpiqet të minojë demokracitë dhe të destabilizojë vendet e Ballkanit, njëri prej të cilëve është edhe Shqipëria. Por duket se shpresat e Moskës për destabilizim duket se janë venitur.
Të mërkurën, në 13 korrik, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel, për të zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në selinë e këtij institucioni. Një vizitë e tillë është paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.
“Së shpejt besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet”, ka bërë me dije më herët kryeministri Edi Rama.
Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.
“Nëse e realizojmë këtë, do të jete diçka me një vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, por edhe me një vlerë strategjike të rëndësishme edhe për vetë NATO-n”, tha më tej Rama.
Ndërkohë, kujtojmë se Shqipëria u zgjodh nga NATO për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s.Baza Ajrore e Kuçovës, e cila do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s, konsiderohet baza e parë ajrore e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj baze në vitin 1955 nga qeveria komuniste si pjesë e Forcave Ajrore Shqiptare ishte mbrojtja e hapësirës ajrore.Baza ka një pistë si memorie të asaj kohe dhjetëra avionë të vjetër të tipit MIG, si MIG-15, MIG-17 dhe MIG-19 që dikur ishin pjesë elitare e ushtrisë shqiptare. Fluturimet e fundit nga baza ajrore e Kuçovës janë zhvilluar në vitin 2005 për t’u riaktivizuar në stërvitjen e NATO-s “Defender Europe 21”.Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s u zgjodh nga Aleanca për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s.
Punimet në bazë në sajë të një investimi që arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023. Shqipëria ka humbur tashmë pjesën më të madhe të flotës së saj të vjetër ajrore prej rreth 200 avionëve luftarakë MIG.
Diskutime rreth kësaj post