Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në Tiranë ka një klimë frike mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të cilët mund të jenë objekt i hetimeve nga SPAK.
Vangjeli vlerësoi kreun e ri të SPAK, Altin Dumani por tha se institucioni nuk duhet të varet nga emri. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli megjithatë nuk u shpreh tepër optimist, duke thënë se duhet pritur për të parë se me çfarë ritmes do të ecë SPAK.
“Në kontaktet e vazhdueshme që ne kemi me njerëz, unë e kuptoj që sot në Tiranë ka një klimë frike. Më mirë se SPAK dhe kushdo tjetër, ata i dinë. Se me çfarë rritmi do të ecë, kjo nuk dihet. Ka pritshmëri të larta për Dumanin, strikt, i pandikueshëm. Nëse do t’i dilte përpara dhe i ati, ai do e bënte një gjë të tillë, dhe besoj te ambicia e tij. Por jam skeptik për sa kohë institucioni varet nga emri”, deklaroi Vangjeli.
Ndërsa për analistin Neritan Sejamini, nuk ka më asnjë dyshim se SPAK është i kapur nga maxhoranca dhe ndaj nuk do të ketë rezultate në goditjen e korrupsionit të lartë.
“Nëse do të prisni ndryshime të mëdha, kam frikë se do të zhgënjeheni”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post