Venezuela akuzoi sot SHBA-në për kryerjen e një terrorizmi psikologjik pas vendimit të saj për të ndaluar hyrjen në territorin amerikan për disa shtetas venezuelianë.
”Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe përbën një formë të terrorizmit psikologjik dhe politik”, konfirmoi Ministria venezueliane e Punëve të Jashtme në një komunkatë.
Një urdhër i ri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të imponojë ndalime të pjesshme të hyrjes nga shtatë vende, bazuar në rreziqet e sigurisë ku qeveritë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e SHBA-së për shkëmbimin e informacionit.
Vendimi që hyn në fuqi më 18 tetor, do të imponohet për Çadin, Iranin, Libinë, Korenë e Veriut, Sirinë, Venezuelën dhe Jemenin.
Diskutime rreth kësaj post