Në komunën e Saraj të Maqedonisë, në Sheshin e Flamurit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini.
Vendosja e kësaj përmendoreje erdhi me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores së gjyshit të tij tha se tani Shkupi është shumë më afër Kosovës.
Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u realizua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani. Për këtë projekt, i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denar, ndërsa kontribut simbolik kanë dhënë edhe vetë qytetarët shqiptar të kësaj komune. Gjatë këtij manifestimi u ngrit edhe një flamur gjigand kombëtar në afërsi të këtij sheshi.
Diskutime rreth kësaj post