Gazetarja turke Sirin Payzin ka ironizuar vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë nga Turqia. Përmes dy postimeve rresht në Twitter, ajo ironizon vendin tonë duke shtruar pyetjen: Kundër kujt do t’i përdorin shqiptarët?!
Në një tjetër “tëit” Payzin e shton edhe më tepër dozën e ironisë duke shtruar pyetjen: Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?
Komentet e saj kanë marrë mjaft reagime nga ndjekësit, ku një pjesë kanë ironizuar gjithashtu vendin tonë, ndërsa të tjerë pa njohur fare zhvillimet në rajon kanë komentuar se dronët do të përdorën kundër Greqisë.
Në fakt, të paktën sipas mediave turke, dronët që po blen Shqipëria nuk janë të armatosur dhe shërbejnë vetëm për qëllime monitorimi.
Diskutime rreth kësaj post