Ish-futbollisti Andi Lila ka folur lidhur me vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të dhëna pas kualifikimit dhe ndeshjeve në Euro2016 nga qeveria e Ramës.
Por për Andi Lilën, ish-futbollist i Kombëtares së 2016, vendimi erdhi çuditërisht vetëm pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku kombëtarja e futbollit i dhuroi kreut të opozitës Lulzim Basha një fanellë me numrin 9.
Deklarata e Lilës:
‘Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulëzim Bashës fanellën e kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipi kombëtar i EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend’, tha gjatë interviste për mediat ish-futbollisti Andi Lila.
Diskutime rreth kësaj post