Vendimin e PS-së për të refuzuar komisionin hetimor për çështjen Beccheti, ku shteti shqiptar duhet të paguajë 120 milionë euro si gjobë, Redi Ramaj e ka cilësuar jo të drejtë vendimin e PS-ë, duke deklaruar se Kushtetuta nuk e ndalon nismën e opozitës.
“Kush do ta paguajë faturën 120 milionë, kjo është e rëndësishme? Do ta paguajë zyrtaret apo taksapaguesit. Duhet të ngrihet komisioni hetimor duhet të dalin përgjegjësit. Kushtetuta e thotë se Kuvendi duhet të krijojë komisionin hetimor me kërkesën 1/4 të deputetëve, pra është i detyruar. Komisionet hetimor nuk janë gjykata. Ideja e Avokatit të Shtetit se ka sekrete në këtë çështje për mua nuk vlen si qëndrim, pasi komisioni hetimor nuk merr atributet e gjykatës“, tha Ramaj.
Sipas tij, nuk ka asnjë shans që qeveria shqiptare të vijojë betejën ligjore me Becchetin.
“Na intereson më tepër se kush e ka shkaktuar një dëm të tillë dhe si duhet të veprohet në të ardhmen, si do ta ndalojmë që të mos ndodhin në të ardhmen. Vetë është pranuar nga Shqipëria se është 120 milionë euro dhe nuk di se sa çfarë do të gjykohet, se për mua janë mbyllur të gjitha hallkat, nuk e di se ku mund ta gjykojmë. Një vlerë tjetër, një histori e ngjashme mund të kishte më pasoja se sa kjo e Becchetit”, tha Ramaj.
Diskutime rreth kësaj post