Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur të përfshihet në debatin e brendshëm të politikës shqiptare lidhur me kandidaturën e ministrit te Jashtëm, pavarësisht se Gent Cakaj vjen nga Prishtina.
“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj, duke iu përgjigjur interesit të medias.
Ilir Meta dekretoi Besa Shahinin si ministre të Arsimit, e cila vjen nga Kosova, por refuzoi ta dekretonte Cakajn si kryediplomat. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.
Kjo ka shkaktuar një konflikt të hapur mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.
Diskutime rreth kësaj post