Vendimi i deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku ishte i papritur për të lënë mandatin pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike në lidhje me vendimin e Markut. Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu komentoi vendimin për të dhënë dorëheqjen dhe kritikat e tij të ashpra ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.
Shehu u shpreh për A2 se ky është një vendim personal i akademikut dhe shtoi se PD tashmë duhet të fokusohet në sesionin e ri parlamentar që pritet të nisë shumë shpejt.
“Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës. Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka.
Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike”, – tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post