Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deklaroi se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet, dhe se për rreth 100 ditë, do të nisin punimet.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit, teksa shtoi se shfuqizimi i ligjit special për kalimin e truallit, nuk ka efekt, pasi skadoi për shkak të afatit, por edhe pse bashkia vendosi që teatri i ri të ndërtohej me PPP. Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se kryeministri Edi Rama është i vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij projekti.
Deklarata e Veliajt:
”Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. Ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari. Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisim punën për Teatrin e ri Kombëtar.
Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për cdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post