Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deklaroi se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet, dhe se për rreth 100 ditë, do të nisin punimet.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit, teksa shtoi se shfuqizimi i ligjit special për kalimin e truallit, nuk ka efekt, pasi skadoi për shkak të afatit, por edhe pse bashkia vendosi që teatri i ri të ndërtohej me PPP.
Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se kryeministri Edi Rama është i vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij projekti.
”Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. Ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari. Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisim punën për Teatrin e ri Kombëtar.
Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për cdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë”, – tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post