Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi pasditen e sotme formatin zyrtar të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ajo do të jetë me emrat e kandidatëve duke plotësuar kërkesën e PD-së dhe rrëzuar identifikim me numra, sikur e kërkoi Partia Socialiste. Por kjo nuk i ka kënaqur dy pastitë e mëdha. Të dyja palët, si PS dhe PD do i drejtohen KAS-it, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste kërkon që fleta të jetë me numra. Argumenti ku mbështet shumica socialiste, sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së, Eridjan Salianji është fakti se fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim, duke vonuar procesin dhe duke rrezikuar sipas tij shëndetin e votueseve në kohë pandemie.
Ndërkohë që PD-ja, pavarësisht se iu plotësua kërkesa që fleta e votimit të jetë me emrat e kandidatëve, sërish nuk është e kënaqur. Partia më e madhe në opozitë kërkon që fleta e votimit të mos jetë në versionin horizontal, sikur u miratua, por vertikal.
Diskutime rreth kësaj post