Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar të komanduar vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim në shkallën e parë “vulën” e PD.
Përmes një ragimi në rrjete sociale, Topalli thekson se me vendimin e sotem, u tregua qartë se kryetarët e partive në Shqipëri, i cakton Edi Rama
Sipas saj, ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.
Reagimi i Jozefina Topallit:
“Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij.
Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pshkatimin deputeteve te opozites.
Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.
Nga Sot , opoziten e emeron qeveria .
Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem.
Dhna burtale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada.
Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve.
Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post