Gëzimi për shqiptarët anembanë globit duket se nuk do të zgjasë më. Një vendim sotëm nga UEFA e ka përjashtuar kombëtaren kuqezi përfundimisht nga kampionati europian “France 2016”. Mësohet se ky vendim radikal ka ardhur në fakt pas gjykimit të Shqipërisë për dronin në Beograd.
UEFA nuk merr përsipër kompensimin e shqiptarëve që kishin porositur biletat për ta ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në stadiumet franceze. Po sot, pritet edhe një deklaratë e Federatës Shqiptare të Futbolli. Mendohet se pas këtij vendimi, FSHF do të deklarojë bojkotimin e të gjitha ngjarjeve futbollistiken ndërkombëtare, ndërsa edhe federatat e sporteve të tjera pritet t’i bashkangjiten.
Me eliminimin e Shqipërisë ende nuk dihet nëse vendin në kampionat do ta marrë skuadra pasuese në renditje, apo grupi do të ngelë bosh!
Në fakt, kjo ishte një shaka e redaksisë së Lajme.al dhe Shqipëria jo vetëm që do të marrë pjesë, por do të sjellë rezultate surprizuese në Francë. Gëzuar 1 Prillin dhe mos u gënjeni çdo ditë nga mediat dhe politika.
Diskutime rreth kësaj post