Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha miratoi vendimin se kushdo që është i shpallur “non grata” nuk do të ketë asnjë funksion drejtues në Partinë Demokratike duke iu referuar kështu rastit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjerë brenda kryesisë, kryesia i propozon Kuvendit Kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide antidemokratike, vendos: a- shpallja “non grata” nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, thuhet në vendimin e Kuvendit.
Po ashtu gjatë Kuvendit propozimi i Kryesisë u miratua në mënyrë unanime nga delegatët e PD. U miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur antiamerikane. Edhe Kuvendi Kombëtar e konsideroi nul Kuvendin e Berishës, dhe për ta nuk ka asnjë vlerë politike, ndërsa shtohet se ai ka vepruar si Enver Hoxha, ku ka themeluar një organizatë antiamerikane.
“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike si organi më i lartë i PD midis dy Kuvendeve vlerëson se lëvizja “Berisha” është një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e PD deri në zhbërjen e saj si forca më pro perëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA, çdo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për PD”, thuhet në rezolutë.
Diskutime rreth kësaj post