Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Indeksit të Global Talent Competitiveness për të cili thotë se është i dhjeti që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Sipas Bashës vendi po zbrazet pasi të rinjtë po ikin.
Basha shkruan:
“Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë.
Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. Ne kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë, me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca”.
Diskutime rreth kësaj post