Për disa ditë me rradhë, Shqipëria do të drejtohet nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, për shkak se tre krerët e shtetit do të jenë në takime jashtë vendit.
Protokolli i shtetit është shkelur me të dyja këmbët nga të tre krerët e shtetit, pasi vizitat duhet të koordinohen, në mënyrë që të mos jenë të tre jashtë njëkohësisht.
Ja çfarë citohet në protokollin e shtetit:
Protokolli i shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të 3 personaliteteve kryesore jashtë vendit, në mënyrë ku vizitat koordinohen që të mos jenë të tre njëkohësisht.”
Mësohet se Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës në kuadër të mëngjesit të lutjeve, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë ceremoni pritet të jetë i pranishëm dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes të dyve.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mësohet se ndodhet në Gjermani, ku do të zhvillojë disa takime të ndryshme pune. Ruçi është i shoqëruar nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.
Po në të njëtën ditë me ta në fluturim është nisur dhe Kryeministri Rama, i cili deri në datën 7 do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Diskutime rreth kësaj post