Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp u shpreh se vendi ka marrë tatëpjetën prej kohësh. Sipas tij kjo mund të shihet nga rritja e numrit të kushteve të vendosura nga BE-ja.
Po ashtu, kreu i shtetit u ndal dhe tek kërkesa e mazhorancës për hapjen e listave. Sipas tij:
“Të mos devijohet asnjë milimetër nga Marrëveshja e 5 Qershorit. Në rast se do të kemi shkelje të njëanshme të marrëveshjes, ashtu siç është bërë me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, tha Meta.
Sa i takon zgjedhjeve, për mua ka rëndësi vetëm fakti të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.”, – u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post