“Vëllezërit edhe kritikojnë”, kështu është shprehur Plarent Ndreca për përplasjen mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Ndreca është shprehur në “Open” se nisma Ballkani i Hapur është pozitive edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët sipas tij do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në rajon.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Vëllezërit edhe kritikojnë.
Bushati: Kritiko njëherë dhe Vuçiçin, jo vetëm liderin e Kosovës.
Ndreca: Z.Kurti është ftuar për të bërë një bashkëpunim që përshpejton procesin e Berlinit. A të mbaroj ?
Malaj: Jo mos e mbaro.
Ndreca: O zoti Malaj, a ta shpreh qëndrimin tim. Ai i thotë hajde në tavolinë dhe flasim për katër liritë. Hajde të flasim si të barabartë. Çfarë të keqe ka Kosova që të lëvizin njerëzit lirshëm me Serbinë, Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post