Gazetarja Ilnisa Agolli, është një nga personazhet më të spikatur të BBV 3. Krahas strategjisë së saj, ajo ka rënë edhe më tepër në sy të publikut për lidhjen me Meriton Mjekiqin, 9 vite më i ri në moshë se ajo.
Ajo që shokoi publikun ka qenë takimi i Meritonit me vëllanë e tij, Rinorin, ku ky i fundit vendosi të mos e takojë Ilnisën, madje reagoi shumë ftohtë kur iu propozua në mënyrë indirekte nga Ledion Liço.
Sa i përket këtij gjesti nga ana e vëllait të Meritonit, ka reaguar për herë të parë Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës.
Ai zgjodhi emisionin “Glamour Zone” për të adresuar këtë ngjarje dhe shumë të tjera.
Ester Bylyku: Përse mendon ti që vëllai i Meritonit zgjodhi të mos e takojë Ilnisën?
Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës: Nuk di të të them fiks përse, por për mendimin tim ka gabuar. Kjo është di sa ka ndikuar emocioni në pjesën tjetër të komunikimit të Rinorit.
Unë nga ana ime nuk di të them pse ai vendosi të mos takojë asnjë aty, sepse nuk ishte vetëm Ilnisa në shtëpi. Nga ana ime, unë e kam shprehur që nuk do ta bëja atë gjë.
Unë do ta takoja Meritonin nëse nesër do të futesha në shtëpi, edhe sikur të mos kishte asnjë marrëdhënie mes tyre, por si një person që i ka qëndruar pranë Ilnisës. Do ta takoja jo vetëm atë po të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post