‘Vëllai i Madh’ i dënoi banorët VIP për shkak të shpërdorimit të ushqimeve. Rasti konkret ishte ai i gazetares investigarive Ledjona Xheladinaj, e cila ia ka thyer vezën në kokë konkurrentit Romeo Veshaj.
Pas kësaj, një ‘zarf i kuq’ mbërriti në shtëpi, ku edhe iu kumtua lajmi i ditës. Të njëjtit më pas patën debate të shumta me njëri-tjetrin në lidhje më këtë veprim të banores.
Menjëherë pas ngjarjes, banorja tjetër Françeska Murati shkoi në dhomën e gjumit duke hedhur vezë mbi shtretërit e tyre.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta e përplasje ndërmjet tyre, duke kaluar edhe në ofendime.
Që nga nisja e këtij edicionit, në Big Brother ka pasur situata të ndryshme, e madje edhe përjashtime për shkak të thyerjes së rregullave.
Diskutime rreth kësaj post