Vëllai i Lefter Kokës, Leonard Koka, i njohur si Nar Koka, ka vendosur të flasë për herë të parë mbi çështjen e inceneratorëve. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ka futur në Kurth vëllanë e tij.
Nard Koka kishte premtuar të fliste në një program televiziv për gjithçka ai dinte në lidhje me aferën e inceneratorëve, por në momentet e fundit ka ndërruar mendje duke u tërhequr nga intervista.
Megjithatë, drejtuesi i emisionit, ka publikuar një bisedë telefonike me Nard Kokën, nga ku duket qartë se ky i fundit bën përgjegjës kryeministrin Rama për burgosjen e të vëllait.
Nard Koka madje thotë gjatë bisedës me Kokën se kë e gënjen mendja se Rama nuk është pas aferës së inceneratorëve gabohet.
Biseda
Moderatori: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?
Nar Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi
Moderatori: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?
Nar Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.
Moderatori: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore
Nar Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute
Moderatori: I premtoi që s’do ketë burg?
Nar Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie
Moderatori: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?
Nar Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë
Nar Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë
Moderatori: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri,Veliaj,Rama apo Agaçi?
Nar Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?
Moderatori: Një pyetje, Nar ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?
Nar Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni,është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im
Moderatori: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?
Nar Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.
Moderatori: Kanë pas komunikim?
Nar Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.
Diskutime rreth kësaj post