Dalin detajet ë reja nga vrasja me armë zjarri e vëllaitë i ish-deputetit Arben Ndoka, ngjarje e cila ndodhi sot rreth orës 04:30.
Aleksandër Ndoka Ndoka është vrarë rreth mesnatës dhe mësohet se është gjetur nga familjarët ne makinen e tij teksa po kthehej ne banese, në lagjen Nënë Tereza.
Ndoka është gjetur i vrarë në makinë me 14 plumba.
Burimet thanë se Ndoka është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet të kenë qenë 2 atentatorë.
Mësohet se familjaret kane deklaruar ne polici se kane degjuar zhurma te cilat kane menduar se ishin fishekzjarre.
Burimet thanë se atentatorët kanë qëlluar nga një distancë e afërt.
Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës nga policia.
Diskutime rreth kësaj post