Motra e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën ditën e djeshme, ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale, ku ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit dhe ka shkruar disa rreshta prekës, ku mes të tjerash thotë se “sot për të s’ka më jetë”.
“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post