Në emisionin “Wake Up”, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm Veton Golaj, i cili është një sipërmarrës në Gjakovë, por së fundmi ai i ka hyrë dhe profesionit të aktorit në Portokalli, ku imiton Luiz Ejllin në skenë.
I pyetur nga Blendi Salaj se si ndihej ai tani që po imiton Luizin dhe ka kaq ngjashmëri në pamje, Vetoni shprehet se ka një jetë me momente mjaft interesante dhe të bukura.
Madje ka treguar edhe një ngjarje që i ka ndodhur rrugës duke ardhur për në emision, ku një taksist e ngatërroi atë me Luizin e vërtetë.
Blendi Salaj: Si po të rri nën lëkurë kjo jetë e re?
Veton Golaj: Kjo jetë që është duke u zhvilluar tani është shumë interesant, shumë e bukur, se kisha imagjinuar ndonjëherë dhe as përjetuar. Janë momente shumë interesante që po ndodhin çdo ditë. Diçka e re, një “story” më e bukur se tjetra.
Blendi Salaj: Po çfarë konkretisht se ti ke të mirën që nuk duhet të rrish i burgosur për 140 ditë në shtëpinë e Big Brother, por famën je duke e shijuar jashtë.
Veton Golaj: E fundit fare ishte kur unë u nisa për të ardhur këtu, isha në një taksi me shoqen bashkë dhe ajo i tha taksistit, e njeh ky kush është? Tha shumë i parë, e kam takuar diku tha. Po Luizi. Obobo tha, e mori gocën e vetë në telefon, e di çfarë më ndodhi mua tha? Kam Luizin në shtëpi dhe e nxori Top Channel, Big Brother a është në shtëpi a jam në taksi. Shumë e bukur kjo.
Diskutime rreth kësaj post