Thënia popullore “bëj si thëm unë, e mos bëj si bëj unë” duket se është moto e punës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kur ja do do puna, ai shfaqet, si njeriu i thjeshtë i popullit që ndan me ta hallet e përditshme që kanë me të vërtetë banorët e Tiranës.
Në disa raste Veliaj tregon se nuk i ka qejf gazetarët, sidomos ata që i shkojnë pas për ta pyetur për problemet e qytetarëve ndaj nuk nguron dhe të kërcënojë
Kjo ka ndodhur dhe me gazetarin e Ora News Elio Laze.
“Do ta dhjes më keq po vazhdove” i thotë Veliaj gazetarit ndërsa ndodhet në një aktivitet në Tiranë dhe nuk preferon ti përgjigjet pyetjeve.
Me këto sjellje duket se Veliaj ka nevojë të këshillohet, ose vizitohet për të përballuar nervat e stresin, ndoshta nga puna e tepërt.
Ose ndoshta nga udhëtimet e shpeshta. News 24 në investigimin e bërë zbuloi se tre herë në muaj kryebashkiaku ka udhëtuar me avion jashtë vendit.
Diskutime rreth kësaj post