Investimet në infrastrukturë në metropolin shqiptar, për kryebashkiakuan Erion Veliaj kanë ndikuar që të rrite vlera e pronës. “Sot jemi qyteti kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës dhe fakti që është shtuar ndjeshëm blerja e pronës nga të huajt, që nuk janë në nevojë për strehim, por që e shohin Tiranën si vend investimi, unë besoj që është komplimenti më i madh.”
Këto komente, Veliaj i bëri gjatë inspektimeve të rrugës Xhorxh Bush, i cili tha se zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë edhe trafikun.
“Është një nga akset më të rëndësishme dhe më të vështira për të punuar. Ka një akses të jashtëzakonshëm dhe trafik, sepse këtu ndodhen institucionet kryesore. Momenti ideal për ta përfunduar është ky Gusht që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë edhe fasadat totalisht të transformuara me termoizolim.”
Ashtu si në rrugët e tjeraqë po rikonstruktohen në Tiranë, edhe në këtë aks parashikohet korsia e biçikletave, si dhe zgjerimi i trotuareve.
Diskutime rreth kësaj post