Me përfundimin e punimeve për veprat e mëdha që po ndërtohen në Tiranë, ky qytet do të lehtësohet nga trafiku por edhe shërbimi urban do të jetë më cilësor.
Këtë e deklaroi kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili ishte i ftuar ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus ku foli për vitin e sapo hyrë dhe planet e bashkisë për këtë vit.
Veliaj ka sqaruar se një lehtësim të ndjeshëm për trafikun, do të vijë edhe nga një mbikalim që do të ndërtohet te sheshi “Shqiponja” në stilin e atij që Edi Rama kur ishte kryetar bashkie, nisi të ndërtojë të “Zogu i Zi”.
Rrugë dhe shkolla të reja do të jenë dy shinat ku bashkia do të përqendrohet gjatë 2017 dhe këtë do ta bëjë duke nisur nga shkolla “Kosova” për të dhënë edhe një mesazh.Një vëmendje të veçante sipas kryetarit të bashkisë, do të ketë për komunat që i janë bashkuar qytetit, për të përmirësuar cilësinë e jetesës atje dhe për të zhvilluar ekonomitë rurale.
Diskutime rreth kësaj post