Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me një grup artistësh për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Para nisjes së takimit, ka ndodhur një incident jashtë sallës.
Pak para se kryebashkiaku të hynte në godinën ku e prisnin artistët, ai është sulmuar me vezë.
Raportohet se një person ka hedhur disa vezë në drejtim të Veliajt.
Autori i sulmit është një aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokraitke sipas informacioneve.
Ai u neutralizua nga shoqëruesit e Veliajt. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia.
Te rinjte e FRPD qellojne Veliajn me veze on Vidnews.
Diskutime rreth kësaj post