Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa për pak muaj do të bëhen prindër të një djali.
Pavarësisht se Ajola gjatë gjithë kohës ka tentuar t’a ruaja këtë periuydhë të shenjtë për familjen e saj, Veliaj ka zbuluar detaje të paditura më parë.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, kryetari i Bashkisë Tiranë ka rrëfyer emocionet e para kur mësoi se do të bëhet me djalë.
Siç tregoi dhe ai donte jashtëzakonisht shumë që të kishte një djalë dhe si çdo mashkull shqiptar u gëzua tej mase që dëshira ju plotësua.
“Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin dhe ishte shumë qejf.
U lumturova jashtë mase kur e mësova që do bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë.
Ajola donte gocë, unë doja çun, por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun sepse tani e ka radhën një gocë”- tha Erioni.
Ndër të tjera ai theksoi se me lindjen e djalit shumë gjëra do ndryshojnë, pasi ka ndërmend ti përkushtohet më shumë familjes sesa Bashkisë.
“Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun të vogël, një Lali të vogël më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë, familja mbetet gjithmonë”, tha Veliaj duke treguar se do të harxhojë më shumë kohë me familjen.”, përfundoi Veliaj. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post