Në 12 Shtator, mes 12 shkollave të reja që do të hapen në nisje të vitit të ri shkollor, është dhe shkolla “Bashkim Fino” në Njësinë 2.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri inspektimin e fundit përpara se shkolla te prese 1100 nxënës pas pak ditesh, tha se kryeqytetit i shtohet një xhevahir tjeter.
“Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mesimi me dy turne ka qene problem qe kur ishim ne femije, më vjen mirë që për herë të parë kete vit nuk nuk do të flitet më per shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë,” u shpreh Veliaj.
Duke iu referuar pikërisht kësaj të fundit, Veliaj tha: “E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë. Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës,” u shpreh ai.
Veliaj tha po ashtu se mesazhi që vjen nga kjo shkollë, që mban emrin e një njeriu të madh si Bashkim Fino, që bashkoi shqiptarët edhe në ditët më të këqia, është se nuk duhen lejuar të na drejtojnë më ata njerëz që synojnë vetëm të na përcçajnë edhe në ditët më të mira.
“Kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty për të na bashkuar në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë, që edhe pse 30 vjet, i kanë pasur të gjithë detyrat e shtetit, Shqipëria s’u ka asnjë borxh, i ka bërë presidentë, kryeministra, kryetarë Kuvendi, të mësojnë pak nga ky emër i madh, që në ditët më të vështira i bëri shqiptarët bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë e të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur. Për sa kohë që fëmijëve do u japim shkolla cilësore dhe sigurohemi që nuk i kemi më fuksat në drejtim dhe sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera, është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef, por i bën gjërat me pasion dhe këto shkolla besoj që janë premtim i mbajtur për të gjithë çunat e gocat e njësisë sonë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.
Diskutime rreth kësaj post