Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka shkuar në Tokio, si një kampion olimpik i mashtrimit.
Këlliçi thekson se fondet e bredhjeve ajrore të Veliajt nuk bëhen me dije, duke shtuar se nuk ka asnjë transparencë për qytetarët.
Postimi i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi:
“Mashtruesi olimpik!
Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.
Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.
Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët. Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.”-shkruan Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post