“Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës
Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.
Kryesia e re e PS dhe Sekretariati/ Rama propozon 14 kandidatë që do votohen në Asamble
Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkllat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.
Krahasoni pra, të dashur qytetarë edhe qytetare, të dashur demokratë dhe demokrate, një njeri që pa marrë parasysh çdo gjë del para jush çdo ditë, dhe u çjerr maskën këtyre hajdutëve me këtë bandë që ju vjedh ngamëngjesi gjer në darkë, që ju mashtron nga mëngjesi gjer në darkë, që deklaron se ka mbjellë 1 mln pemë, që ka vendosur modelin 100% të vjedhjes së taksave.
A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin. Të dashur qytetarë dhe qytetare, Lupën, ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t;ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës.
Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t;ju mashtruar përsri ju, për të grabitur votat. Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.
Diskutime rreth kësaj post