Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për marrëdhënien e tij e kryeministrin Rama.
shpeshherë për të është folur sde i ka prishur marrëdhëniet me Ramën, por për këtë Veliaj është shprehur se nuk është e vërtetë.
Madje sipas tij, me Ramën është si mish e thua.
“Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën. E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj.
Sipas Veliaj, në këto 30 vite, asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie më të mirë mes një kryeministri dhe një kryetari Bashkie se sa kanë qenë këto katër vite mes tij dhe Edi Ramës. /albeu
Diskutime rreth kësaj post